UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e kapaciteteve shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme në mes të një përshkallëzimi në rajon.
”Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka urdhëruar vendosjen e shkatërruesve shtesë të mbrojtjes raketore balistike, skuadroneve luftarake dhe tankerëve dhe disa bombardues me rreze të gjatë B-52 të Forcave Ajrore të SHBA-së në rajon”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder.
Së bashku me vendimin për vendosjen e një baterie të avancuar të mbrojtjes ajrore në Izrael dhe forcimin e forcave amerikane në Mesdheun lindor, masat synojnë të forcojnë sigurinë në rajon dhe të dekurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.
“Përgatitja do të ndodhë gjatë muajve të ardhshëm pasi aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln dhe anijet e saj përcjellëse janë përgatitur për tërheqje nga rajoni”, shtoi Ryder. /os/