UASHINGTON – Nis sot takimi vjetor i Bankës Botërore dhe FMN-së

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 21 tetor /ATSH-DPA/-  Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore do të nisin sot takimin e tyre vjetor në Uashington, mes krizave ndërkombëtare.

Takimi mbledh së bashku ministrat e Financave, përfaqësues të sektorit financiar dhe bashkëpunimit zhvillimor, si dhe bankierë qendrorë.

Diskutimet, të cilat do të zgjasin deri të dielën, pritet të trajtojnë, ndër të tjera, krizën e borxhit të afërt në vendet me të ardhura më të ulëta, ndryshimet klimatike dhe zbutjen e varfërisë.

>

Si pjesë e takimit, FMN-ja planifikon gjithashtu të prezantojë nesër një parashikim të ri për rritjen e ardhshme të ekonomisë globale.

Kryetarja e FMN-së, Kristalina Georgieva tha javën e kaluar se perspektiva për ekonominë botërore në afat të mesëm parashikohet e dobët – jo shumë më e ulët se para pandemisë, por nuk do të jetë aq mirë sa duhet.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like