UASHINGTON – Kolegji Zgjedhor, jo vota popullore, zgjedh presidentin e SHBA-së

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 5 nentor /ATSH-DPA/- Edhe pse SHBA-së i pëlqen të mendojë për veten si demokracia e shquar në botë, ku secili person mund të thotë fjalën e tij se kush duhet të jetë president, Kushtetuta u kërkon shteteve të zgjedhin “elektorët” – të cilët bëjnë zgjedhjet aktuale – i njohur si Kolegji Zgjedhor.

Duke përfshirë zgjedhjet e para presidenciale në 1789, të fituara nga George Washington, ka pasur 59 zgjedhje në SHBA.

Në të gjitha zgjedhjet, përveç pesë prej tyre – dy në këtë shekull – presidenti ka fituar si votën popullore dhe votën e Kolegjit Zgjedhor.

Në vitin 2000, kandidati demokrat Al Gore mori 543, 895 vota më shumë në mbarë vendin se republikani George W Bush.

Por, në një garë të diskutueshme që shkoi deri në Gjykatën e Lartë, gjyqtarët vendosën t’i jepnin fund një rinumërimi në Florida, duke i dhënë Bush 25 votat elektorale të shtetit në atë kohë.

Kjo ia kaloi Bush numrin magjik prej 270 votash elektorale dhe i siguroi atij presidencën.

Në vitin 2016, kur u zgjodh Donald Trump, Hillary Clinton fitoi votën popullore me një diferencë shumë më të madhe, duke marrë 2,9 milionë vota më shumë në mbarë vendin.

Por, Trump u bë president pasi mblodhi 304 vota elektorale kundrejt 227 të Clinton.

Nëse numri i votave elektorale është i barabartë, atëherë zgjedhjet vendosen nga Dhoma e Përfaqësuesve – e sapozgjedhur.

Si funksionojnë votat elektorale

>

Secilit shtet i caktohen elektorë të barabartë me numrin e përfaqësuesve të tyre në Kongres.

Kjo do të thotë se ka gjithsej 538 zgjedhës: 435 përfaqësues dhe 100 senatorë – dhe tre për Distriktin e Kolumbisë.

Nëse një kandidat fiton 270 elektorë ose më shumë, atëherë ai ose ajo fiton presidencën.

Në 48 shtete, kandidati me më shumë vota – sado e vogël të jetë diferenca – fiton të gjitha votat elektorale të shtetit.

Maine dhe Nebraska veprojnë ndryshe dhe i ndajnë votat elektorale sipas zonave individuale të kongresit.

Disa kritikë e konsiderojnë Kolegjin Zgjedhor si një anakronizëm dhe do ta zëvendësonin atë me një votë popullore kombëtare.

Thonë se Kolegji Zgjedhor tallet me sistemin “një person, një votë” që vendi vlerëson.

Për më tepër, kjo bën që kandidatët të përqendrojnë fushatat e tyre kryesisht në një pjesë të vogël të shteteve – ku vota mund të shkojë në çdo mënyrë, duke e kthyer shumicën e votuesve kudo në vend në kalimtarë.

Por, përkrahësit thonë se e kundërta do të ndodhte nëse presidenti do të zgjidhej nga vota popullore.

Më pas, kandidatët do ta përqendronin fushatën e tyre në shtetet e mëdha – Kaliforni, Teksas dhe Nju Jork – dhe votuesit në shtetet më të vogla do të ishin thjesht spektatorë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like