UASHINGTON – I dërguari i lartë i SHBA-së do të udhëtojë në Izrael për bisedimet e armëpushimit me Hezbollahun

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 30 tetor /ATSH-DPA/- I dërguari i SHBA-së Amos Hochstein do të udhëtojë nesër në Izrael për bisedime – në përpjekje për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe milicisë libaneze të Hezbollahut, njoftoi sot media izraelite.

Në bisedime pritet të përfshihet edhe koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk.

“Stacioni radiofonik i ushtrisë izraelite raportoi sot se një marrëveshje mund të përfundohej brenda pak ditësh”, duke cituar ushtrinë izraelite.

Ekziston një optimizëm i kujdesshëm për një armëpushim, pavarësisht se përpjekjet e mëparshme kanë dështuar.

Sipas raportimeve të mediave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi bisedime urgjente të martën në mbrëmje për mënyrat e mundshme të daljes nga lufta.

>

Izraeli po bën thirrje që Hezbollahu të tërhiqet në zonën në veri të lumit Litani, siç parashikohet në një rezolutë të OKB-së.

Rezoluta gjithashtu lejon që një numër i madh ushtarësh libanezë të vendosen përgjatë kufirit izraelit.

Izraeli po bën thirrje gjithashtu për një mekanizëm ndërkombëtar monitorimi dhe zbatimi në lidhje me praninë e Hezbollahut.

Dy nga kërkesat e tjera të Izraelit që ka të ngjarë të shkaktojnë pakënaqësi nga Hezbollahu – kanë të bëjnë me lirinë e veprimit për Izraelin – në lidhje me kërcënimet e ardhshme në Liban dhe masat për të parandaluar riarmatimin e milicisë./ /a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like