U rrah nga kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës në rrugën “Sutjeska”.

Nga burimet e Shqip, rasti ka ndodhur para banesës së tij dhe se rasti nuk është raportuar në Policinë e Kosovës.

Rakiqi ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku është regjistruar, por dyshohet se ka pasur përpjekje për ta fshirë rastin nga regjistri. Sipas burimeve, kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dyshohet se po ndihmon në fshirjen e rastit.

Rastin e konfirmoi edhe drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu, i cili në një postim në “X”, ka shkruar se ‘Rakiq është rrahur nga shokët e tij, kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin’.

Ai pohoi se pas incidentit, ish-kryetari i Listës Serbe ka marrë trajtim mjekësor fshehtas.

“Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është rrahur mbrëmë në Mitrovicë, në pjesën veriore me shumicë serbe.  Edhe pse është rrahur nga shokët e tij, kriminelët dhe terroristët e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, ai është trajtuar fshehtas. Pa dyshim, ky rast do të paraqitej si një sulm nga shqiptarët, duke përhapur dezinformata kudo”, ka shkruar Musliu.

You may also like