TURQI – Tre të vdekur dhe 14 të plagosur pas një sulmi terrorist

by admin
Spread the love

ANKARA, 23 tetor /ATSH-DPA-AA/ – Një sulm terrorist në kompaninë turke të hapësirës ajrore, TUSAS, në Ankara ka lënë tre të vdekur dhe 14 të plagosur, tha ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një shpërthim dhe të shtëna armësh u dëgjuan në vend, sipas pamjeve të shpërndara nga transmetuesi privat NTV.

>

”Ambulancat nxituan në vendin e sulmit shtuar këtu edhe ushtarë”, thuhet në raport.

Kompania është një zhvilluese dhe prodhuese e sistemeve të hapësirës ajrore, të tilla si avionë luftarakë dhe dronë.

“Ka ndodhur një sulm terrorist kundër objekteve të Kompanisë Aksionare të Industrive Ajrore Turke (TUSAS) në Ankara Kahramankazan”, tha ministri.

”Fatkeqësisht, nga sulmi ka viktima dhe të plagosur. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit tanë. Publiku do të informohet për zhvillimet. Merrni parasysh deklaratat nga burime zyrtare”, tha ministri Yerlikaya në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, menjëherë pas ngjarjes.

You may also like