Trump përballë atentatit të tretë?

by admin
Spread the love

Një burrë me një armë gjahu, një karikator me kapacitet të lartë dhe një pistoletë të mbushur u arrestua të shtunën, më 12 tetor pranë një mitingu të Donald Trump në Kaliforni.

Policia beson se incidenti është “ndoshta atentati i tretë” ndaj ish-presidentit, raporton Daily Mail.

Siç raporton NBC nga Los Anxhelosi, policia tha se policët që morën pjesë në sigurimin e tubimit i janë afruar shoferit të një automjeti SUV në pikën e kontrollit.

Aty, oficerët e policisë zbuluan se burri posedonte pa leje një pistoletë, një armë gjahu dhe një karikator me kapacitet të lartë.

Burri, i identifikuar si 49-vjeçari Vem Miller, u arrestua dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit John J. Benoit.

“Ky incident nuk ndikoi në sigurinë e ish-presidentit Trump ose atyre që morën pjesë në ngjarje,” tha Departamenti i Sherifit. /tesheshi.com/

You may also like