Tronditet Brazili, ish-mbrojtësi Ze Karlos ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

by admin
Spread the love

Futbolli brazilian është në zi! Sot është përhapur lajmi se një emër i njohur në futbollin e vendit latino-amerikan, mbrojtësi Ze Karlos, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 56-vjeçare.

Ish-lojtari i cili ishte një emër i dashur për publikun pasi kaloi gjithë karrierën e tij në futbollin brazilian pavarësisht ofertave nga Europa, pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli të fitonte ndeshjen më të rëndësishme.

Pakkush mendonte se Ze Karlos ishte një lojtar që do të luante me përfaqësuesen e Brazilit, por ai theu çdo lloj parashikimi duke u bërë pjesë e ekipit që luajti në Botërorin e Francës në vitin 1998. Ai zëvendësoi Kafu në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Holandës në atë turne.

>

PANORAMASPORT.AL

You may also like