Triumfi në Champions, Fonseka: Leao s’është problem, duhet që Kamarda…

by admin
Spread the love

Milani është skuadra e tretë që pranon më shumë goditje drejt portës dhe aspekti difensiv është gjithmonë një teme për Paulo Fonsekën në konferencat e tij për shtyp. Në vijim, deklaratat e portugezit pas sfidës së djeshme.

PARAQITJA – “Mendoj se luajtëm një ndeshje pa intensitet, qarkullimi ishte shumë i ngadaltë dhe nuk po kuptonim si ta bënim më efikas ndaj një ekipi që mbrohej sumë prapa. Kur Okafor dhe Çukvueze hynë në lojë, sollën më shumë energji dhe skuadra fitoi intensitet. Pas golit të dytë bëmë gjëra shumë të mira, por më shqetëson ajo që kishim treguar më parë.”

LEAO – “Zëvendësimin nuk duhet ta shohë si ndëshkim. Shokët që hynë bënë shumë mirë, ndaj Leao duhet të punojë dhe ta shohë situatën si normalitet në dobi të skuadrës. Mes nesh nuk ka asnjë problem, thjesht doja më energji nëpër korsi.”

>

KAMARDA – “Mendoj se ai dhe skuadra e merituan këtë moment. Më vjen keq për golin e anuluar sepse ishte një moment shumë i bukur nga një i ri që e meriton të jetë pjesë e këtij grupi dhe që ka punuar shumë për të marrë mundësinë. Isha i zhgënjyer, por ai do të shënojë shumë gola në të ardhmen. Ky është vetëm fillimi dhe do të shënojë shumë”.

BOLONJA – “Nuk e kam studiuar aspak. Mbase mund ta nis me Okaforin dhe Çukvuezen titullarë sfidën e radhës kundër Bolonjës.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like