Triumfi i Interit kundër Jang Bojs, Barela: E fituam me stolin, Juvja është rival për titull

by admin
Spread the love

Nikolo Barela u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA. Ai që mbajti edhe shiritin e kapitenit për skuadrën e Interit ka folur për “Sky Sport” duke analizuar ndeshjen.“Mund të bënim shumë herë më mirë. E lamë kundërshtarin që të krijonte shumë raste dhe kur ata kanë hapësira në Champions kërkojnë që të godasin. Ata që erdhën nga stoli na dhanë një dorë të madhe për ta fituar këtë ndeshje. Kështu fitohen kupat dhe kampionatet. Dua që t’u bëj komplimente të gjithave. Sigurisht që kjo fitore na jep besim për të ardhmen. Jang Bojs është një skuadër që po kalon një moment shumë të mirë dhe duhej patjetër që të luanim më mirë. Ishte një provë karakteri dhe për këtë duhet të jemi të lumtur. Në fillim ishim duke e qarkulluar më shumë sesa duhet topin dhe nuk po krijonim raste të rrezikshme. E rëndësishme është që të vazhdojmë dhe të fitojmë në të ardhmen. Është një fazë shumë vendimtare, si në kampionat dhe në Champions. Skuadra ka pasur edhe mungesa të shumta, prandaj nuk është e lehtë që të fitosh dhe të bindësh gjithmonë”, tha Barela.

Ndërkohë, ai foli edhe për sfidën e së dielës kundër Juventusit.

>

“Është një skuadër e fortë dhe ka bërë shumë lëvizje në merkato. Kanë një trajner të zotin dhe janë skuadër rivale për titullin kampion. Por ne duhet që të shohim rrugën tonë dhe në fund do t’i bëjmë llogaritë”, shtoi mesfushori. Prej dy ndeshjesh, Barela është duke luajtur si organizator përpara mbrojtjes nisur nga dëmtimet e Çalhanoglusë dhe të Kristjan Asllanit. E ka bërë mirë detyrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

You may also like