Triumf “katalanas” në “El Clasico”, Barça shkatërron “Galaktikët” në “Bernabeu”

by admin
Spread the love

Dhuroi një spektakël të denjë, për emrin që mban kjo sfidë.

“El Clasico” spanjolle mes Real Madrid e Barcelona rezultoi të ishte edhe njëherë spektakolare, me 90 minutat që panë plot 5 gola të shënuar, ku një prej tyre u anullua e ndoshta mund të ishte më i rëndëishmi.

Kylian Mbappe hapi siparin e golave në sfidën e madhe të LaLiga, me “yllin” francez që shënoi në minutën e 30’-të, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, por pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, aksioni rezultoi i parregullt, pas një pozicioni jashtë loje të sulmuesit gjatë ndërtimit të aksionit.

Ky ishte “takimi” i fundit i “Galaktikëve” me rrjetën.

>

Pjesa tjetër e sfidës u dominua totalisht nga “Katalanasit” e Barcelona, me “bomberin” polak, Robert Lewandowski, i cili hapi siparin e golave me një dopietë në minutat 54’ e 56’, dhe për t’u vazhduar më pas nga Lamine Yamal e Raphinha, me rrjetat e tyre në të 77’-n e 84’-tën minutë.

Falë këtij rezultati, djemtë e Hansi Flick ngjiten në kuotën e 30 pikëve, teksa vijojnë të kryesojnë tabelën e LaLiga, kësaj here me plot 6 pikë diferencë nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid, të cilët kanë grumbulluar deri më tani 24 pikë. /i.m /abcnews.al

You may also like