Trepça sonte kundër Bourgogne Dijonit

by admin
Spread the love

Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça sot nis rrugëtimin në e sezonit të ri në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit ndodhen në Grupin H, ku do të kenë përballje mjaft të forta.

Në këtë grup garojnë MHP Riesen Ludwigsburg e Gjermanisë, JDA Bourgogne Dijon e Francës dhe Caledonia Gladiators e Skocisë.

Kampionët e Kosovës ndeshjen e parë do ta luajnë sonte ndaj JDA Bourgogne Dijon, sfidë që nis nga ora 20:00.

Më pas Trepça do t’i luajë tri ndeshje si vendas, kundër MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor.

Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

You may also like