Trepça ’89 fiton, Vëllaznimi gabon! Faruk Statovci e nisi me fitore të Rilindja 1974 

by admin
Spread the love

Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitore të madhe në Gjakovë, me rezultat 1:0 ndaj Vëllaznimit, në takimin e javës së 9-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.

Albin Kapra shënoi për fitoren e mitrovicasve.

Nga ana tjetër, Faruk Statovci debuton si kryetrajner në skuadrën e Rilindjes së Lugut të Baranit, me rezultat 1:0 ndaj Liriës së Prizrenit. 

Faruk Statovci pas një kohe shumë të gjatë e shijon fitoren e parë si kryetrajner.

>

Rezultatet 

Istogu – Rahoveci 1:1
Vëllaznimi – Trepça ’89 0:1
Rilindja 1974 – Liria 1:0
Besa – Mitrovica 2:1

E hënë 
Drenica – Trepça 13.00

Vëllaznimi kryeson me 19 pikë, pasojnë Drenica ma 18, Trepça 17, Trepça ’89 15, Besa 15, Rilindja 1974 12, Liria 11, Istogu 9, Rahoveci 5 dhe Mitrovica 4.

You may also like