Kombëtarja e Maqedonisë ka arritur fitoren e katërt radhazi në grupin 2 në Ligën C të Kombeve dhe siguroi vendin e parë. Maqedonia siguroi hyrjen në Ligën B.
Maqedonia në Shkuip e mposhti me 1:0 Letoninë.
Nikolla Serafimov, është autor i golit në minutën e 57-të.
Kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski e Isnik Alimi, u paraqitln nga minuta e parë, ndërsa Lirim Qamili nga ajo e 22-ta në vend të Elmas dhe i gëzohen fitores së Maqedonisë.
>
Në minutën e 82-të Qamili humbi një rast të mirë për të thelluar fitoren.
Alioski është zëvendësuar në minutën e 77-të.
Maqedonia kryeson me 13 pikë, duke lënë pas Ishujt Faroe me 6, Armeninë 4 e Letoninë me 4 pikë.