Tre hapa si të zgjedhni xhinset e duhura për trupin tuaj – Shqip

by admin

Më poshtë janë tre hapa të thjeshtë që do t’iu ndihmojnë të zgjedhni xhinset e ëndrrave, ato të duhurat për format tuaja trupore dhe për të cilat nuk do të pendoheni asnjëherë pse i keni blerë.

Hapi 1: Zgjedhni madhësinë e duhur

Për të zgjedhur madhësinë e duhur, mbani xhinset në skajet e belit dhe përpiquni t’i  përthëkoni rreth qafës tuaj. Nëse skajet preken me njëri-tjetrin lehtësisht kjo është madhësia e xhinseve që ju duhet, transmeton Klan Kosova.

Ju lutem vini re se skajet e belit jo domosdoshmërisht duhet të takohen plotësisht, pra të mbyllen krejtësisht, por është e rëndësishme që lehtësisht të ju rrethojnë qafën.

Hapi 2: Përcaktoni gjerësinë

E pra, le të përpiqemi të gjejmë gjerësinë perfekte. Për ta bërë këtë, përkulni krahun tuaj në bërryl dhe kapni grushtin. Krahu juaj duhet të mund të vendoset lehtësisht në pjesën e belit të xhinseve.

>

Ky trik do të funksionojë vetëm për ata që veshin xhinse me një bel të standardizuar. Natyrisht, nëse janë xhinse të thella, krahu nuk duhet të futet plotësisht në bel.

Hapi 3: Kontrolloni gjatësinë

Le të kontrollojmë më në fund nëse xhinset janë mjaft të gjata. Mbani skajet e këmbëve të xhinseve dhe hapni krahët aq sa mundeni. Nëse mesi i xhinseve është tamam nën mjekrën tuaj, urime! Ju keni zgjedhur një palë xhinse të duhura për juve.

Një detaj i rëndësishëm: mesi duhet të jetë saktësisht nën mjekrën tuaj.

Tre hapa të thjeshtë dhe xhinset tuaj janë perfekte!

You may also like