Trajneri i Milanit: “Humbëm, por kjo është ndeshja që më pëlqeu më së shumti deri tani, na u mohua një penallti”

by admin
Spread the love

Përfundoi 1-0 ndeshja mes Bayer Leverkusenit dhe Milanit e vlefshme për xhiron e dytë të Champions League.

Në fund të ndeshjes, Paulo Fonseca u deklarua për Sky Sport.

“Ne nuk fituam, por është ndeshja që e kam shijuar më shumë që kur jam këtu. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer me rezultatin”, tha fillimisht trajneri.

Fonseca më pas vazhdoi duke komentuar për kontaktin në Loftus-Cheek: “Kur keni një situatë të tillë, duhet të paktën të shikoni VAR-in. Për mua ishte një penallti.”

“Ata krijuan probleme me kombinimet në krahun e djathtë, por në vështirësi u mbrojtëm mirë”, përfundoi trajneri i Milanit.

/GazetaBlic Sport

 

You may also like