“Topi i Artë”, organizatorët: Pozicioni i Realit, i pakuptueshëm

by admin
Spread the love

“Pozicioni i Real Madridit është i pakuptueshëm”. Organizatorët e Topit të Artë thanë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE se nuk e kishte kuptuar vendimin e klubit iberik për të anuluar udhëtimin në Paris, ku do të mbahet ceremonia e çmimeve këtë mbrëmje, pasi është e sigurt që ylli i madrilenëve, Vinicius Junior nuk do të jetë fituesi i këtij edicioni, siç parashikonin shumë.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, theksojnë organizatorët, France Football dhe UEFA, të cilët nga ky vit e organizojnë ceremoninë së bashku, nuk e kanë njoftuar fituesin paraprakisht dhe as intervista tradicionale dhe fotosesioni me trofeun në funksion të numrit të radhës të revistës franceze. As klubi i fituesit nuk ishte i informuar nga organizatorët dhe për këtë arsye ata e konsiderojnë ‘qëndrimin e Real Madridit të pakuptueshëm’.

>

You may also like