Toni Kroos i ashpër me FIFA-n

by admin
Spread the love

Legjenda gjermane, Toni Kroos, ka kritikuar FIFA-n, përkatësisht vendimin e saj për të ndryshuar formatin e Botërorit të klubeve të futbollit.

Kroosi, që i dha fund karrierës si lojtar në verë, ka thënë se është papërgjegjësi rritja e numrit të ndeshjeve.

Botërori i klubeve nga viti i ardhshëm do t’i numërojë 32 klube. Pra shumë më tepër ndeshje për lojtarët më të mirë.

“E di që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë, sidomos përgjegjësit, por në fund t’i luan për asgjë. Në një moment do të jetë mjaft. Për të gjithë, për lojtarë dhe për tifozë. Në një moment lojtarët do të thyhen. Do të jetë një Botëror i keq për klube në vitin 2025 dhe një Botëror i keq në vitin 2026”, ka thënë Kroos.

You may also like