Tmerret e Srebrenicës shpalosen në Kosovë

by admin
Spread the love

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Bosnjë-Hercegovinës organizuan hapjen e ekspozitës fotografike në Prishtinë, “Bota kujton Srebrenicën”.

Dhjetëra fotografi dhe dokumente që përshkruajnë gjenocidin në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1995 iu prezantuan audiencës kosovare.

Në këtë ekspozitë, ku morën pjesë përfaqësues fetarë të të dy vendeve, ish-udhëheqës të institucioneve të Kosovës, politikanë dhe pjesëtarë të komunitetit boshnjak në Kosovë, iu shpalosën publikut fotografi të varrezave masive, fëmijëve të uritur, takimeve dhe momenteve vendimtare të luftës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se pas një krimi të tillë fshihen autoritetet që kanë për qëllim shfarosjen e një grupi etnik. Ai theksoi se qëllimi në Bosnje dhe Hercegovinë ishte spastrimi etnik dhe fetar i boshnjakëve, si në Kosovë në vitet 1998-99.

Azra Efendiq-Eminoviç, bashkëpunëtore eksperte për bashkëpunim me komunitetet islame në atë zonë, tha se ekspozita duhet të përdoret për dialog të hapur dhe mirëkuptim të ndërsjelltë në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri që kundërshton të gjitha format e urrejtjes dhe padrejtësisë.

Ajo i bëri një nderim të veçantë nënave të Srebrenicës, për të cilat tha se ishin “heroina të vërteta dhe një frymëzim për të ardhmen”.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, tha se si pjesëtarë të komunitetit boshnjak në Kosovë ndjejnë dhimbje të thellë për shkak të gjenocidit dhe gjithçkaje nëpër të cilën ka kaluar Bosnja e Hercegovina.

>

Këtë vit, Kombet e Bashkuara (OKB) miratuan një rezolutë që shpalli 11 korrikun “Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë 1995″.

Në korrik të këtij viti, përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës miratuan një rezolutë për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë, shkruan Anadolia. /tesheshi.com/

 

 

 

 

You may also like