​Tjetër lajm i keq për Silvinjon, ylli i kombëtares braktisë stërvitjen për shkak të lëndimit

by admin
Spread the love

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë të ditur të mërkurën se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

You may also like