Tirana “shtegton” sërish, sfida ndaj Laçit luhet në Korçë

by admin
Spread the love

Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse.

RTSH Sport mëson se ndeshja e javës së 10-të të Abissnet Superiore, mes bardhebluve dhe Laçit do të luhet në Korçë të premten në orën 17:00.

>

Kujtojmë që gjendja e stadiumin “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares në nëntor, prandaj Tirana është e detyruar që të kërkojë një stadium larg kryeqytetit. Derbi ndaj Dinamos u zhvillua në Vlorë, ndërsa sfida kundër Laçit është spostuar në Korçë.

You may also like