Tirana nuk fal, mund Vllazninë

by admin
Spread the love

Tirana në basketboll për meshkuj ka arritur të marrë një fitore 89-80 përballë Vllaznisë në ndeshjen e luajtur të shtunën në mbrëmje në pallatin e sportit, “Farie Hoti” në kryeqytet dhe që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Perioda e parë, luftuar dhe e ekuilibruar, gjithçka u mbyll në barazim 21-21. Në periodën e dytë, Tirana arriti të tregojë forcën duke fituar me rezultatin 29-15. Shkodranët reaguan në periodën e tretë duke fituar me rezultatin 25-19, por që nuk mjaftoi për të pretenduar përmbysjen.

>

Perioda e katërt u mbyll me rezultatin 20-19 për bardheblutë dhe rezultati i përgjithshëm 89-80. Për Tiranën u dallua Agolli me 25 pikë, Ndreca 19 pikë dhe Vogli 17 pikë. Për Vllazninë spikatën Wilkins dhe Walton me nga 19 pike secili.

You may also like