Thumbon Leao: Në Portugali ndjej besim, ndërsa te Milani…

by admin
Spread the love

Pas barazimit pa gola mes Skocisë dhe Portugalisë në Ligën e Kombeve, Rafael Leao ka ndarë përshtypjet e tij për ndeshjen për të përditshmen “A Bola”.

Sulmuesi i Milanit hyri në fushë në minutën e 61- të, duke tentuar t’i jepte një shkundje skuadrës në një ndeshje thuajse pa emocione. “Kur i bashkohem kombëtares, ndjej mbështetjen e të gjithëve. Trajneri gjithashtu ka shumë besim tek unë. E dija që nuk do të ishte një ndeshje e garantuar siç mund prisnin shumë. Personalisht prisja një ndeshje të komplikuar kundër Skocisë. Ata luanin në shtëpi dhe dinim se do të ishte një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo me Poloninë”, zbuloi luzitani.

DREJT FONSEKËS? – Në fund, ai shtoi edhe një fjali që mund ta hapë polemika në Milano pasi tingëllojnë disi edhe si shigjetime për Fonsekën. “Trajneri në kombëtare më kërkon thellësi dhe driblime të shpeshta. Un bëj më të mirën që mundem. Në thelb, synoj të luaj lojën time për të krijuar mundësi. Kishim pak hapësirë dhe trajneri donte që unë të bëja lëvizje të thella me dhe pa top”, sqaroi Leao që me këto fjalë duket sikur jep një ide mbi mënyrën se si dëshiron të përdoret te Milani.

>

Në nëntë daljet e para sezonale ka lënë gjurmë me vetëm një gol kundër Lacios ku për më tepër e pati nisur ndeshjen nga stoli dhe gjatë një ndalese së bashku me Teon nuk ia bashkua shokëve në një pushim freskues.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like