Theret për vdekje një person në Prishtinë

by admin
Spread the love

Një person ka vdekur si pasojë e therjes me mjet të mprehtë, të dielën në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku sipas informacioneve fillestare, deri te sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, ka konfirmuar Policia.

MARKETING

>



You may also like