Thënie të mençura nga Madagaskari – Shqip

by admin

Për kënaqësinë e lexuesve tanë, kësaj here sjellim një koleksion të thënieve të mençura nga Madagaskari.

Jeta është sikur aroma e gjellëve: asnjëherë nuk e di se kur do të zhduket.

Asgjë nuk të vë më shumë në mendime sesa një qeros në kërkim të një palë gërshërësh.

Ata që luftojnë mes tyre nuk e ngjyejnë njëri-tjetrin me balsam. (Ata që janë në garë nuk kanë interes ta ndihmojnë njëri-tjetrin.)

Bëji mirë një muri dhe do të kesh ku të mbështetesh; bëji mirë një guri dhe do të kesh ku të ulesh.

Burrin nuk e mbajnë në shtëpi fëmijët, por mençuria e gruas.

Demi nuk matet nga brirët.

Dhimbjet e njeriut janë si sfungjer.

Është krejt e kotë të pështysh në pëllëmbë, kur do të kridhesh në ujë.

Fjalët u përngjajnë reve: porsa dalin nga goja marrin krahë.

Karkalecat ende në fluturim, kurse ai thotë: “Do t’u shtie shumë kripë.”

Kur janë shumë njerëz në breg nuk kanë pse të frikësohen nga krokodili.

Kur të varfrin e kaplon të qeshurit, vetvetes duhet t’i thotë: shëndet.

Mëdyshje më të madhe sesa qafa e një pule s’mund të ketë: ta flakësh, ka mish; ka gëlltisësh ka kocka.

Mos e mat pemën për sa kohë është në këmbë.

Mos e përfundo me fill gjeshtre, punën e nisur me fill mëndafshi. (Mos e mbyll shëmtuar, atë që e ke nisur mbarë).

Mos ji dembel si gurët.

Mos noto në sipërfaqe; depërto në thellësi ashtu sikur palca.

Mos shpreso të shohësh vezët e krimbave të mëndafshit të shndërrohen vetë në fill mëndafshi.

Njerëzit janë si anët e një ene: formojnë një rreth të vetëm.

Njeriu është si një shishe e zezë: nuk shihet ç’ka brenda.

Pendesa nuk ecën para teje si delet; ajo të ndjek, siç bëjnë qentë.

Pilivesa gjendet në orizore, bretkosa nëpër pellgje, kërriçi në breg të lumit: secili të qëndrojnë në vend të vet.

Sikur kripa nuk hyn dot në kokrrën e plotë të kikirikut, ashtu edhe këshillat e mira nuk depërtojnë dot në kokën e njeriut kokëgdhë.

Si orizi dhe uji: bashkë në ugar, ta pandarë në tenxhere.

T’ia dalësh mbanë vetëm përgjysmë, i ngjan një tullaci me mjekërr.

You may also like