Teuta përgatitet për Egnatian – Shqip

by admin
Spread the love

Ditët e pushimit të kampionatit të Abissnet Superiores, për shkak të sfidave të kombëtares në nations League, i kanë shërbyer trajnerit Edi martini për të stërvitur sa më mirë Teutën e tij. Sepse me nisjen e kampionatit, ata i pret një përballje e vështirë, ajo me Egnatian.

Një nga sfidat interesante të javës së 9- të të Abissnet Superiores, është ajo midis Egnatias dhe Teutës, dy skuadra që po kalojnë një periudhë të mirë të kampionatit. Në këto kushte kjo ndeshje premton spektakël dhe konkurrencë. Skuadra e Edi Martinin do të kërkojë 3 pikët e vazhdimësisë, pas fitores së fundit me tiranën. Por ndaj rrogozhinasve nuk do ta ketë aspak të lehtë. Por djemtë e detit vijnë në këtë përballje me moralin e lartë pas fitores 3-1 ndaj Tiranës, megjithatë stafi dhe futbollistët janë munduar të përgatiten si duhet për ndeshjen e rradhës.

Dhe kjo periudhë pauze e kampionatit, për shkak të dy ndeshjeve të kombëtares në Nations League, do t’i shërbejë trajnerit edi Martini për të krijuar formacionin startues të kësaj përballjeje. Shqetësim për trajnerin e djemve të detit mbetet qendra e mesfushës. Në mesfushë në të djathtë pritet të luajë Vila e në qendër Lloci- Beqja. Dilema e trajnerit eshte krahu i djathtë që do të zgjidhet midis Torraj dhe Arifit.

Stërvitja e fundit e zhvilluar në Durrës, ka qenë e karakterit tekniko-taktik, me trajnerin Edi Martini dhe stafin teknik që po jep këshillat e duhura në prag të takimit ndaj rrogozhinasve.

You may also like