Tetovë: E kërkon borxhin ti kthehet por han dajak

by admin
Spread the love

Mе datë 27.10.2024 në ora 13:05 në SPB Tetovë personi N.D.(40) nga Llaca e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:00, pasi ishte marrë vesh paraprakisht me telefon, ka shkuar në shtëpinë e Sh.H. nga i njëjti fshat, për t’i marrë paratë që i kishte borxh për punën e bërë, por aty është sulmuar fizikisht nga Sh.H.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 27.10.2024 në ora 08:45 në NjP Kamnjan personi S.B (42) nga fshati Kamnjan ka raportuar se për shkak të kontesteve pronësore, rreth orës 08:30 nëna e tij S.B. (72) është sulmuar fizikisht nga nusja e axhës së tij T.B. (63) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

>

Me datë 28.10.2024 në ora 02:50, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin D.D. (43) nga Mavrova, i cili ka qenë me veturë ,,Fiat” me targa të Gostivarit, pasi që ndaj tyre është sjellë në mënyrë agresive, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe ka refuzuar urdhërat e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

……

Me datë 27.10.2024 në ora 21:30 në DPB Gostivar, personi T.N.(36) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 10:20 në Gostivar, para shtëpisë së tij, është sulmuar fizikisht nga babai i tij D.N. dhe motra T.N.. Më pas, T.N. në komisariat ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, ku është arrestuar dhe ndaluar për procedurë të mëtutjeshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

You may also like