Me datë 17.11.2024 në ora 11.20 në SPB Tetovë, personi Z.S. (44) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 10.50 para hyrjes së pallatit ku banon në Tetovë, pas një debati verbal është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij D.A. dhe djali i tij F.A.. Po ashtu, në orën 13:00 në SPB Tetovë, D.A (54) nga fshati Poroj ka raportuar se rreth orës 10:55 para objektit të tij Z.S. ishte duke kryer punë ndërtimore përpara hyrjes dhe pasi e paralajmëroi të ndalonte, Z.S. filloi të sillet në mënyrë agresive ndaj tij. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Me datë 17.11.2024 në ora 20:05 në fshatin Trebosh të Tetovës, punonjësit policorë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personat N.M.(72) dhe B.M.(52) të dy nga Treboshi, duke vepruar sipas raportimit të mëhershëm, se rreth orës 15:00 në një fushë në dalje nga fshati Trebosh në drejtim të fshatit Pallaticë të Tetovës me një pushkë gjuetie e kanë kanosur personin I.J. (31) nga fshati Palaticë. Nga N.M. është marrë pushka dhe më pas të dy janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.
……
Me datë 17.11.2024 në ora 20:00 në një kazino në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.M.(46) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se bashkë me dy persona tjerë në kazino e ka sulmuar fizikisht personin N.T. (26) nga Tetova. M.M. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse.
……
Me datë 17.11.2024 në ora 19:00 në NjP Grupçin, B.A(18) nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, ka raportuar se në një objekt shitës në fshatin Zhelinë, oër shkak të mosmarveshjeve rreth parkimit të veturës, ka qenë i sulmuar fizikisht nga M.Z.(35) nga Zhelina. Po merren masa për zbardhjen e rastit