Terapia në ujë, për astmën, reumatizmin dhe dhimbjet e kurrizit – Shqip

by admin
Spread the love

Studimet kanë
treguar se personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet
reumatizmale si artriti apo artroza, gjatë terapisë në ujë kanë arritur
rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve.

Fizioterapia prej
vitesh aplikohet edhe në vendin tonë. Kjo degë e Mjekësisë trajton problemet
shëndetësore përmes terapive dhe ushtrimeve të ndryshme fizike, pa patur nevojë
për ilaçe. Fizioterapisti Fitim Sinani shpjegon se të sëmurët që i nënshtrohen
trajtimit me fizioterapi synohet që të rehabilitohen, rikthejnë apo korrigjojnë
funksionet e humbura për shkak të sëmundjes që po kalojnë. Teksa fizioterapia
klasike u jep zgjidhjeve kryesisht problemeve shëndetësore të personave që kanë
kaluar një sëmundje neurologjike, atyre me probleme reumatizmale, dhimbjeve në
shpinë dhe dëmtimeve që vijnë nga aktivitetit fizik, fizioterapisti Fitim
Sinani në një intervistë për “Mapo”, tregon edhe risinë e fundit në fushën e
fizioterapisë, hidrokinezioterapi. Hidrokinezioterapia njihet ndryshe si
terapia në ujë përmes së cilës trajtohen probleme shëndetësore të cilat
karakterizohen nga dhimbja, ngurtësi, kufizime, humbje të forcës muskulore.
“Përmes disa teknikave dhe ushtrimeve që realizohen në pishinë terapeutike në
të cilën uji ka një temperaturë 32 ⁰C, që është e përshtatshme për këtë terapi,
u vjen në ndihmë veçanërisht personave që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga
sëmundjet reumatizmale si artriti apo artroza. Gjatë terapisë në ujë kanë
arritur rezultat në menaxhimin e dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të
kyçeve”- thotë fizioterapisti- i cili shpjegon gjithashtu se- “uji ndikon në
qarkullimin e gjakut dhe në sistemin e frymëmarrjes ku studimet kanë treguar se
personat që vuajnë nga astma kanë përmirësim të funksionalitetit respirator
gjatë terapisë në ujë”.

Çfarë është
Fizioterapia?

Të falënderoj për
këtë pyetje sepse është pyetja që më bëhet më shpesh, është nga ato pyetje që
dëgjoja më shpesh kur fillova studimet për Fizioterapinë. Duke qenë se
Fizioterapia është një nga degët më inovative në Shqipëri dhe nuk njihet shumë
nga njerëzit ose edhe ata që e kanë dëgjuar si emër kam përshtypjen se e dinë
gabim konceptin e Fizioterapisë jo për faj të atyre por për fajin e atyre që e
heqin veten si Fizioterapistë kur në fakt nuk kanë mbaruar një Fakultet dhe nuk
kanë një diplomë në Fizioterapi. Fizioterapia është degë e Mjekësisë e cila
synon rikthimin, korrigjimin dhe rehabilitim e një funksioni të humbur/dobësuar
të një individi. Fizioterapia ka si qëllim menaxhimin e dhimbjes, uljen e
rigiditetit, rritjen e funksionalitetit dhe të forcës muskulore duke
përmirësuar në këtë mënyrë ekuilibrin dhe koordinimin e munguar të disa
pacientëve. Por e rëndësishme është dallimi midis qendrave të masazhit të cilët
pretendojnë se shërojnë patologji të ndryshme duke u hequr si fizioterapistë
apo persona që hiqen si fizioterapistë por gjatë terapisë aplikojnë vetëm
masazh duke pretenduar shërim dhe shpesh ndodh që këta pacientë nuk kanë
përmirësim dhe humbasin besimin te fizioterapia sepse janë trajtuar nga një
person jokompetentë në këtë fushë. Duhet bërë një dallim i qartë midis këtyre
personave, sepse Fizioterapia nuk është masazh, mos u gënjeni nga ato qendra që
shërbime kanë masazhe estetike dhe shtojnë fizioterapi duke mos ditur çfarë
është por vetëm për përfitime ekonomike.

Çfarë patologjish
dhe problemesh shëndetësore trajton fizioterapia?

Fizioterapia ka
një gamë të gjerë në të cilën ajo vepron. Problemet më të mëdha që një
fizioterapist/e trajton gjatë punës së tij/saj janë kryesisht të lidhura me
sistemin osteo-muskular që janë dhimbjet e shpinës (spondiloartroza, hernia
diskale, spondilolisteza etj.) problemet me devijimet e shtyllës kurrizore si
skolioza, kifoza që janë shumë të shprehura te moshat e reja, rehabilitimi
neurologjik që përfshin patologji si Stroke (infarkt i trurit) që shfaqet me pareze,
paraliza, d.m.th. dobësim ose humbje të një funksionaliteti; nga kjo gjendje
Fizioterapisti vendos si objektiv maksimalizimin e funksionit të
humbur/dobësuar të pacientit. Gjithashtu, Fizioterapia ndikon edhe në fusha të
tjera si në mjekësinë sportive, në pediatri, pneumologji, në menaxhimin dhe
përmirësimin e simptomave, po kështu dhe rehabilitimi geriatrik që ka si
fokusim moshën e tretë.

Sa e rëndësishme
është fizioterapia për trajtimin e një patologjie?

Rëndësia e
fizioterapisë varet nga patologjia për të cilën flasim. Nëse do flisnim për
patologjitë e sipërpërmendura atëherë rëndësia e saj është e madhe, kjo jo
sepse unë dua t’i jap rëndësi por nëse për një person është e rëndësishme
funksioni i dobësuar/humbur nga i cili vuan dhe kufizohet gjatë jetës së tij,
atëherë fizioterapia është alternativa që e bën të mundur një rikthim të
mundshëm të funksionit. Pra, e thënë ndryshe, fizioterapinë nuk e vlerëson
derisa funksioni yt i humbur rikthehet, pastaj e kupton që pa fizioterapinë nuk
do mundje të lëvizje dorën pas një dëmtimi të një nervi-një shembull.

Cilat janë ata
patologji që kanë nevojë për fizioterapi?

Fizioterapia
është ajo degë e cila rrit cilësinë e jetës, duke pasur parasysh këtë themi se
shumica e patologjive kanë nevojë për një rehabilitim sa më të mirë që pacienti
të rikthehet në jetën e tij normale ashtu siç ka qenë përpara sëmundjes. Do
përpiqem të listoj disa nga patologjitë që e kanë të nevojshme e të domosdoshme
terapinë fizike-fizioterapinë.

Po e filloj me
problemet neurologjike ku më të shpeshta janë paralizat që ndodhin nga dëmtimet
cerebrale, dëmtime të palcës së kurrizit, dëmtime të nervave periferike të
cilat pasi kanë marrë trajtimin e dukur medikamentoz, këta pacientë e kanë të
nevojshme fizioterapinë për të arritur që të tentojnë të fitojnë maksimumin e
mundshëm të një funksioni të humbur/dobësuar nëpërmjet teknikave të
përshtatshme të aplikuara nga një fizioterapist.

Problemet
muskulo-skeletike ku mund të përmendim frakturat të cilat pasi kalojnë kohën e
nevojshme me allçi, duhet patjetër të ndjekin disa seanca fizioterapeutike për
të fituar lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe forcën e duhur, duke ulur
ngurtësinë dhe edemën që zakonisht janë prezente te frakturat. Gjithashtu, mund
të përmend ndrydhjet, devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza të
cilët e kanë të nevojshme fizioterapinë për të shpëtuar nga operacioni.

Dhimbjet e
shpinës ku përmenden spondilartroza, hernie diskale (në pjesën e qafës, të
mesit) nervi shiatik, osteartriti, atriti rheumatoid kanë treguar se përgjigjen
mirë ndaj teknikave të fizioterapisë e cila rezulton në uljen e dhimbjes dhe
rritjen e veprimtarive vetjake të pacientëve.

Gjithashtu, dua
të përmend dëmtimet sportive që janë probleme të shpeshta që trajtohen nga
fizioterapia. Janë probleme që hasen më shumë te personat që merren me
aktivitete sportive dhe ndodh që ata të pësojnë dëmtime si këputje të
ligamenteve apo dëmtime të meniskut që kryesisht ndodhin te gjuri, por mund të
ndodhin dhe spërdredhje, tërheqje muskulore të cilat kërkojnë trajtimin
fizioterapeutik. Kur kemi dëmtime të rënda si këputje të ligamenteve, pacienti
mund t’i nënshtrohet operacionit dhe pas tij është pjesa tjetër e rëndësishme
për t’u rikthyer në gjendjen e tij normale, është rehabilitimi fizioterapeutik,
pa të cilin një sportist nuk rikthehet në formën e tij, një njeri i thjeshtë do
të ketë probleme në të ecur.

Problemet
pediatrike siç është tortikolis (qafa e shtrembër) një patologji kongjenitale,
trajtohet mjaft mirë nga fizioterapia duke arritur rezultate të kënaqshme, po
kështu ka edhe probleme të tjera pediatrike që trajtohen nga ne siç është
pleksi brakial etj.

Risitë në fushën
e fizioterapisë si kanë ecur?

Risitë më të
mëdha i takojnë elektroterapisë, pra modalitetet/aparaturat që përdoren nga
fizioterapisti gjatë trajtimeve të ndryshme. Vitet e fundit janë futur në treg
modalitete të cilat kanë një efikasitet të mirë në trajtimin e patologjive të
ndryshme. Mund të përmend Tecar terapinë, shockw-ave që po bëjnë revolucion për
sa i përket kohës së shërimit të lëndimeve të ndryshme. Gjithashtu, po i jepet
një vëmendje trajtimit në pishina terapeutike por kjo e fundit ka një kosto të
lartë por jo të papërballueshme.

Po sa i takon
terapisë në ujë, çfarë është dhe çfarë përfitimesh ka prej saj?

Terapia në ujë
ndryshe quhet hidrokinezioterapi, e cila përfshin disa teknika dhe ushtrime të
ndryshme që realizohen në pishinë terapeutike në të cilën uji ka një
temperaturë 32 ⁰C, që është e përshtatshme për këtë terapi. Hidrokinezioterapia
në Shqipëri nuk është shumë e njohur por benefitet e saj janë të mëdha. Duke
shfrytëzuar forcat mekanike të ujit ne mundohemi të trajtojmë patologji të
ndryshme të cilat karakterizohen nga dhimbja, ngurtësi, kufizime, humbje të
forcës muskulore etj. Është natyra e ujit e cila na e bën me të lehtë sepse kur
një pacient zhytet në ujë, ai/ajo ndjen më pak dhimbje, pesha e tij kur është i
zhytur deri në nivelin e kraharorit është 60% më e vogël krahasim me peshën
normale të tij dhe kjo na ndihmon të bëjmë manipulimet më të lehta gjatë
terapisë për arsye se artikulacionet dhe shtylla kurrizore kanë më pak peshë.
Pacienti kur zhytet në ujë e ndien veten më të lehtësuar, ndihet më i pavarur
dhe ky është një suport i madh psikologjik që e ndihmon pacientin drejt
pavarësisë së tij nga të tjerët siç është rasti i personave të paralizuar. Uji
gjithashtu ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin e frymëmarrjes ku
studimet kanë treguar se personat që vuajnë nga astma kanë përmirësim të
funksionalitetit respirator gjatë terapisë në ujë. Studimet kanë treguar se
personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës, nga sëmundjet reumatizmale si
artriti apo artroza gjatë terapisë në ujë kanë arritur rezultat në menaxhimin e
dhimbjes dhe rritjen e funksionalitetit të kyçeve. Pacienti më i famshëm që
është trajtuar më hidroterapi është Franklin D.Roosevelt në vitin 1924.

Sëmundjet që
trajton fizioterapia

Problemet
neurologjike ku më të shpeshta janë paralizat që ndodhin nga dëmtimet
cerebrale, dëmtime të palcës së kurrizit, dëmtime të nervave periferike të
cilat pasi kanë marrë trajtimin e dukur medikamentoz, këta pacientë e kanë të
nevojshme fizioterapinë për të arritur që të tentojnë të fitojnë maksimumin e
mundshëm të një funksioni të humbur/dobësuar nëpërmjet teknikave të
përshtatshme të aplikuara nga një fizioterapist.

Problemet
muskulo-skeletike ku mund të përmendim frakturat të cilat pasi kalojnë kohën e
nevojshme me allçi, duhet patjetër të ndjekin disa seanca fizioterapeutike për
të fituar lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe forcën e duhur, duke ulur
ngurtësinë dhe edemën që zakonisht janë prezente te frakturat. Gjithashtu, mund
të përmend ndrydhjet, devijimet e shtyllës kurrizore si skolioza, kifoza të
cilët e kanë të nevojshme fizioterapinë për të shpëtuar nga operacioni.

Dhimbjet e shpinës
ku përmenden spondilartroza, hernie diskale (në pjesën e qafës, të mesit) nervi
shiatik, osteartriti, atriti rheumatoid kanë treguar se përgjigjen mirë ndaj
teknikave të fizioterapisë e cila rezulton në uljen e dhimbjes dhe rritjen a
veprimtarive vetjake të pacienteve

Dëmtimet sportive
janë probleme të shpeshta që trajtohen nga fizioterapia. Janë probleme që hasen
më shumë te personat që merren me aktivitete sportive dhe ndodh që ata të
pësojnë dëmtime si këputje të ligamenteve apo dëmtime të meniskut që kryesisht
ndodhin te gjuri, por mund të ndodhin dhe spërdredhje, tërheqje muskulore të
cilat kërkojnë trajtimin fizioterapeutik. Kur kemi dëmtime të rënda si këputje
të ligamenteve, pacienti mund t’i nënshtrohet operacionit dhe pas tij është
pjesa tjetër e rëndësishme për t’u rikthyer në gjendjen e tij normale, është
rehabilitimi fizioterapeutik, pa të cilin një sportist nuk rikthehet në formën
e tij, një njeri i thjeshtë do të ketë probleme në të ecur.

Problemet
pediatrike siç është tortikolis (qafa e shtrembër) një patologji kongjenitale,
trajtohet mjaft mirë nga fizioterapia duke arritur rezultate të kënaqshme, po
kështu ka edhe probleme të tjera pediatrike që trajtohen nga ne siç është
pleksi brakial etj. /mapo.al

You may also like