![](https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2024/02/AA-20231019-32457208-32457191-ISRAELI_MILITARY_MOBILITY_NEAR_THE_GAZA_BORDER-696x464.webp)
TEL AVIV, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite (IDF) u bën thirrje të gjithë banorëve të qytetit të Gazës të largohen nga vendi, në atë që analistët e shohin si një shenjë të operacioneve të reja ushtarake të afërta.
‘’Njerëzit duhet të largohen nga qyteti në Rripin verior të Gazës për në qytetet Deir Al-Balah dhe Al-Zawiya në qendër të territorit palestinez, thuhet në apelin e publikuar në arabisht nga një zëdhënës ushtarak.
IDF përshkruan gjithashtu rrugët që të prekurit mund të përdorin pa hasur në pika kontrolli.
Mediat izraelite raportuan se ushtria kishte shpërndarë fletëpalosje në qytet në mëngjes duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.
Javët e fundit, ushtria u ka kërkuar banorëve të disa lagjeve të qytetit të largohen.
Që atëherë ka pasur luftime të ashpra në disa lagje, përfshirë Shejaiya.
Ftesa përfundimtare për arratisje vlen për të gjithë qytetin.
Trupat izraelite kryen operacione luftarake në qytetin e Gazës në fillim të luftës tetorin e kaluar.
Që atëherë, luftëtarët e lëvizjes militante palestineze Hamas janë përpjekur të rigrupohen atje dhe në pjesë të tjera të brezit bregdetar.
Qyteti i Gazës është një nga qytetet më të prekura nga shkatërrimet e muajve të fundit./ /os/