TEL AVIV, 4 janar /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite ka deklaruar se 136 pengje izraelitë të rrëmbyer nga militantët palestinezë mbeten në Rripin e Gazës.
Megjithatë, sipas informacioneve të ushtrisë, ”ende nuk është e qartë se sa pengje mund të kenë vdekur”.
Ushtria izraelite raportoi së fundmi se numri i pengjeve të mbetura në Rripin e Gazës është 133.
Mediat izraelite raportuan se 23 nga 136 të rrëmbyerit ishin tashmë të vdekur.
Fillimisht ishte e paqartë nëse ata u vranë më 7 tetor apo vetëm pasi u rrëmbyen dhe çfarë e shkaktoi vdekjen e tyre. /os/