TEL AVIV – Raund i ri sulmesh ajrore izraelite në zonat e Hezbollahut

by admin
Spread the love

BEJRUT, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Një raund i ri sulmesh të reja ajrore izraelite u krye sonte vonë në mbrëmje në periferitë jugore të Bejrutit, një vatër e lëvizjes proiraniane Hezbollah, thanë burimet e sigurisë.

Një tym portokalli mbuloi zonën e Chiyah, e cila ndodhet në skajin jugperëndimor të periferisë së Bejrutit.

”Zona ishte shënjestruar nga të paktën dy raketa izraelite”, tha një gazetar.

Zhurmat e dy shpërthimeve të mëdha u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin.

Më herët, avionët luftarakë izraelitë thyen barrierën e zërit mbi kryeqytetin, duke shkaktuar panik tek mijëra persona të zhvendosur, të cilët u strehuan në shkolla dhe parkingje për t’i shpëtuar granatimeve izraelite.

Granatimet ishin të përqendruara në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Libanin jugor.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan se brenda një ore, ata kishin kryer një operacion të gjerë ajror bazuar në informacione të sakta të shërbimeve sekrete, duke synuar “më shumë se 120 zona terroriste” në Libanin jugor.

”Hezbollahu kishte vendosur qëllimisht infrastrukturën dhe armët e tij terroriste në zonat civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit”, tha IDF në një deklaratë.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të kryejë operacione.

Ushtria izraelite lëshoi gjithashtu thirrje të mëtejshme evakuimi për banorët në Bejrutin jugor./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like