TEL AVIV – Netanyahu: Ndalimi i programit bërthamor të Iranit, objektiv suprem

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 31 tetor /ATSH-DPA/- Ndalimi i programit bërthamor të Iranit mbetet qëllimi kryesor i politikës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ndalimi i programit bërthamor ka qenë, dhe mbetet shqetësimi ynë kryesor”, u tha Netanyahu ushtarëve izraelitë.

“Parandalimi i Iranit nga marrja e armëve bërthamore është “objektivi suprem” që është vendosur për forcat e armatosura të Izraelit dhe të gjitha shërbimet e sigurisë”, tha Netanyahu.

Ai tha se nuk mund të hynte në detaje rreth planeve të tij, pasi kjo do të vinte në rrezik arritjen e qëllimit.

>

Por, kryeministri izraelit  tha se Izraeli aktualisht ka më shumë liri veprimi në Iran dhe, nëse do të ishte e nevojshme, IDF mund të godiste kudo në Iran.

Izraeli e sheh programin bërthamor të Iranit si një kërcënim ekzistencial, veçanërisht për faktin se Irani mund ta përdorë atë për të prodhuar armë bërthamore.

Përpara sulmeve të fundit hakmarrëse të Izraelit kundër Iranit javën e kaluar, pati shqetësime se objektet bërthamore mund të goditeshin gjithashtu, duke çuar në një përshkallëzim të mëtejshëm.

Izraeli tha se forcat e tij ajrore kishin goditur objektet e prodhimit të raketave./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like