TEL AVIV – Netanyahu: Jemi të detyruar të kthejmë pengjet

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Jemi të detyruar të kthejmë pengjet nga Hamasi, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në përvjetorin e parë të masakrës së 7 tetorit, e kryer nga militantët islamikë.

“Në këtë ditë në këtë vend dhe në shumë vende të tjera në vendin tonë kujtojmë të vdekurit tanë, pengjet që jemi të detyruar t’i kthejmë dhe heronjtë tanë që ranë në mbrojtje të atdheut dhe kombit të tyre. Një vit më parë përjetuam një masakër e tmerrshme”, theksoi Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

“Kemi kaluar një masakër të tmerrshme një vit më parë dhe u rebeluam si popull”, shtoi kryeministri i cili me kryetarin e bashkisë së Jerusalemit, Moshe Lion vizituan memorialin që bën homazhe për 87 civilët dhe ushtarët e rënë më 7 tetor.

Netanyahu thirri gjithashtu një takim sigurie, pas mbledhjes së qeverisë në përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit, theksoi një zyrtar izraelit për ”Times of Israel”.

Takimi duket se ishte urgjent, pasi takimet e planifikuara me ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer dhe me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot u shtynë në minutën e fundit./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like