TEL AVIV – Netanyahu: Irani do ta paguajë çmimin e sulmit me raketa

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani kishte “kryer një gabim serioz” duke sulmuar vendin e tij dhe se do të paguante “çmimin”.

“Irani bëri një gabim të rëndë këtë mbrëmje dhe do të paguajë çmimin”, tha Netanyahu në një video-mesazh pasi Republika Islamike e Iranit gjuajti 180 raketa në Izrael në mbrëmje, shumica e të cilave u kapën nga mburoja raketore raketat izraelite.

Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se ky sulm ishte një “përgjigje” ndaj vdekjes së Ismail Haniyeh, udhëheqësit të lëvizjes islamike palestineze Hamas, i vrarë në fund të korrikut në Teheran në një shpërthim që i atribuohet Izraeli, Hassan Nasrallah, udhëheqësit të Hezbollahut libanez dhe Abbas Nilforoushan, një gjeneral iranian, të dy të vrarë në një sulm masiv izraelit në periferitë jugore të Bejrutit.

”Regjimi iranian nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe për t’i mbajtur armiqtë tanë përgjegjës”, tha Netanyahu.

“Nasrallah dhe me sa duket ka njerëz në Teheran që nuk e kuptojnë. Ata do ta kuptojnë”, kërcënoi Netanyahu duke shtuar se “ne do t’i përmbahemi asaj që kemi vendosur: kushdo që na sulmon, ne do ta sulmojmë”.

”Irani nuk e ka mësuar mësimin e tij”, shkroi ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant në rrjetin social X duke shtuar se ”kushdo që sulmon shtetin e Izraelit paguan një çmim të rëndë”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like