TEL AVIV, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Izraeli thuhet se ka filluar lirimin e të burgosurve palestinezë pasi tre pengje izraelitë të mbajtur në Gazë u kthyen sot në vend.
“Një minibus me tetë persona u largua nga burgu izraelit “Ofer” dhe ka mbërritur në Ramallah në Bregun Perëndimor”, njoftuan sot mediet izraelite dhe palestineze.
Qindra njerëz ishin mbledhur për të mirëpritur të burgosurit, të cilët u liruan si pjesë e marrëveshjes aktuale të armëpushimit midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas.
Një total prej 369 të burgosurish palestinezë u vendosën të liroheshin sot – si pjesë e shkëmbimit të fundit të pengjeve me të burgosurit – sipas marrëveshjes.
Marrëveshja përfshinte 36 persona të dënuar me burgim të përjetshëm, duke përfshirë 29 nga Bregu Perëndimor dhe shtatë nga Jeruzalemi Lindor.
“Megjithatë, 24 prej tyre nuk do të kthehen në shtëpi për shkak të krimeve të tyre, por do të sillen jashtë vendit”, sipas marrëveshjes. //a.i/