TEL AVIV – Izraeli zbulon një rrjet spiunazhi që i shërbente Iranit

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Një numër izraelitësh që spiunonin për llogari të Iranit janë arrestuar, deklaroi agjencia vendase e shërbimit sekret izraelit, Shin Bet.

”Shtatë persona nga qyteti port i Haifës dhe rrethinat e tij kishin mbledhur informacione të ndjeshme mbi bazat ushtarake dhe infrastrukturën energjetike për dy vjet”, thuhet në raport.

”Ata kishin mbledhur gjithashtu informacione për izraelitët e shquar në fushat ushtarake”, shtohet në të.

>

”Këta individë dyshohet se janë rekrutuar nga agjentë iranianë për të kryer detyra të ndryshme të lidhura me sigurinë”, thuhet në raport.

Aktualisht janë pesë persona të dyshuar dhe dy persona të mitur, identitetet e të cilëve mbrohen me ligj.

”Hetimet zbuluan se gjatë një periudhe prej më shumë se dy vitesh, të dyshuarit ekzekutuan misione të shumta sigurie nën drejtimin e dy operativëve të shërbimit sekret iranian, të njohur si Alkhan dhe Orkhan.

Anëtarë të rrjetit ishin të vetëdijshëm se informacioni i dhënë rrezikonte sigurinë kombëtare dhe mund të ishte potencialisht ndihmës për sulmet me raketa të armikut./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like