TEL AVIV – Izraeli shpërthen depon e municioneve të Hezbollahut

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 26 tetor /ATSH-DPA/- Shpërthimi – i kontrolluar i një depoje municionesh nëntokësore që i përkiste milicisë Hezbollah – nga trupat izraelite në Libanin jugor – shkaktoi sot një paralajmërim për tërmet në disa pjesë të mëdha të Izraelit verior, sipas raporteve të mediave.

“Instituti gjeologjik i Izraelit konfirmoi se shpërthimi i fuqishëm kishte shkaktuar mesazhe të gabuara paralajmëruese nga mbrojtja civile izraelite”, sipas një raporti të Ynet.

“Sistemi i paralajmërimit e identifikoi shpërthimin si një tërmet”, tha instituti.

Mediet izraelite raportuan se paralajmërimi kishte trembur shumë banorë të Izraelit verior – pas disa muajsh alarme raketore në rajon për shkak të sulmeve të Hezbollahut.

>

Raporte të ngjashme erdhën nga banorët që ende jetojnë në fshatrat libaneze pranë kufirit izraelit. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBM – Starmer: Irani nuk duhet t’i përgjigjet sulmeve izraelite


You may also like