TEL AVIV – Izraeli shpall të vdekur liderin e Hamasit, Yehya al-Sinwar

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 17 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka shpallur të vdekur Yehya al-Sinwar, liderin e lëvizjes islamike palestineze Hamas, në Rripin e Gazës.

“Al-Sinwar u vra nga ushtarët izraelitë në Rripin e Gazës”, tha ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz sot në mbrëmje, duke konfirmuar raportet e mëparshme.

>

“Kjo është një fitore e rëndësishme ushtarake dhe morale për Izraelin dhe për të gjithë botën e lirë në luftën e tij kundër boshtit të islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, tha Katz.

“Eleminimi i Sinwar hap derën për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe për një ndryshim transformues në Gazë – pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, shtoi ai.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog përgëzoi ushtrinë për eliminimin e “krye-terroristit” – i cili ka qenë për disa vite me radhë përgjegjës për aktet e tmerrshme të terrorizmit kundër civilëve izraelitë, qytetarëve të vendeve të tjera dhe vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like