TEL AVIV – Izraeli paralajmëron libanezët e zhvendosur të mos kthehen mes sulmeve të reja

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 5 tetor /ATSH-DPA/-  Ushtria izraelite u ka bërë thirrje refugjatëve libanezë që të mos kthehen në shtëpitë e tyre, duke paralajmëruar se sulmet në fshatrat në Liban do të vazhdojnë, tha sot një zëdhënës.

Në një postim në platformën X, zëdhënësi nuk specifikoi se cilat fshatra ishin në shënjestër.

Që nga përshkallëzimi i armiqësive në javët e fundit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u kanë bërë thirrje vazhdimisht banorëve në zona të veçanta të Libanit që të evakuohen, shpesh duke i paraprirë sulmeve ajrore izraelite.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gazë, e shkaktuar nga sulmet e paprecedentë të Hamasit të 7 tetorit, është shoqëruar me gati një vit përplasjesh ndërkufitare me Hezbollahun në Liban, i cili po vepron në solidaritet me Hamasin.

Konflikti tani është shtrirë në Liban, ku forcat izraelite kanë dobësuar ndjeshëm milicinë e mbështetur nga Irani, duke vrarë shumë drejtues nga lidershipi i saj.

Rreziku i një lufte më të gjerë rajonale shfaqet ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në Liban, Hezbollahu vazhdon të lëshojë raketa në Izrael dhe në dritën e sulmit të fundit të Iranit në territorin izraelit. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like