TEL AVIV – Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, thellon bastisjen

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 18 tetor /ATSH/- Ushtria izraelite tha sot se ka dërguar një njësi tjetër të ushtrisë për të mbështetur forcat e saj që operojnë në Jabalia, njësia më e madhe nga tetë kampet historike të refugjatëve të Gazës, ku banorët thanë se tanket hodhën në erë rrugë dhe banesat ndërsa futeshin më tej në territor, sipas Reuters.

Banorët në Jabalia, në Gazën veriore thanë se tanket izraelite kishin arritur në zemër të kampit, duke përdorur zjarr të rëndë ajror dhe tokësor, pasi kishin avancuar në periferi dhe lagje të banuara.

Ata shtuan se ushtria izraelite po shkatërronte dhjetëra shtëpi në baza ditore, ndonjëherë nga ajri dhe toka dhe duke vendosur bomba në ndërtesa dhe duke i shpërthyer ato nga distanca.

>

Ushtria izraelite tha se forcat e saj, të cilat kanë operuar në Jabalia për dy javët e fundit, vranë dhjetëra militantë në luftime të enjten – dhe kryen sulme ajrore dhe shkatërruan infrastrukturën ushtarake.

Përshkallëzimi i operacionit izraelit në Jabalia erdhi një ditë pasi shpalli të vdekur armikun numër një të vendit, Yahya Sinwar, shefin e Hamasit, të cilin e fajësoi për urdhërimin e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, sulmi më vdekjeprurës në historinë e konfliktit izraelito-palestinez.

Ushtria izraelite tha se operacioni i saj në Jabalia synon të ndalojë luftëtarët e Hamasit të rigrupohen për më shumë sulme.

Banorët thanë se forcat izraelite kishin izoluar në mënyrë efektive qytetet e largëta veriore të Gazës, Beit Hanoun, Jabalia dhe Beit Lahiya nga qyteti i Gazës, duke bllokuar lëvizjen me përjashtim të familjeve që dëgjonin urdhrat e evakuimit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like