TEL AVIV – IDF: Libani ka lëshuar 180 predha drejt Izraelit

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 4 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite (IDF) ka regjistruar sërish bombardime intensive nga Libani, me rreth 180 predha të lëshuara nga vendi fqinj drejt Izraelit, tha ushtria sot  izraelite.

Ditët e fundit ushtria ka numëruar edhe më shumë predha. Në Izraelin verior, sirenat u dëgjuan sërish disa herë sot.

Nuk ka pasur raporte fillestare për viktima apo dëme.

Milicia shiite libaneze e Hezbollahut mori përgjegjësinë për disa sulme ndaj objektivave në Izrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar të sulmojë objektivat në Liban – me qëllim që të dobësojë milicinë e mbështetur nga Irani dhe ta largojë atë nga kufiri. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDenaj: Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit, nga dita e djeshme në gatishmëri të plotë


You may also like