TEL AVIV – IDF: Kemi vrarë mbi 45 luftëtarë të Hezbollahut në Liban

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite (IDF) deklaroi se kishte vrarë më shumë se 45 luftëtarë të milicisë libaneze Hezbollah në 24 orët e fundit.

IDF deklaroi se ”midis tyre ishte komandanti i një batalioni në Bint Jubail, në Libanin jugor”.

”Ushtria sulmoi 150 objektiva terroristë në Liban duke përfshirë depo armësh, platforma lëshimi raketash dhe infrastrukturë”, theksoi IDF.

Që nga fillimi i luftës në Gaza më shumë se një vit më parë, Hezbollahu i mbështetur nga Irani dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr të rëndë, duke lënë qindra të vdekur, mijëra të plagosur dhe qindra mijëra të zhvendosur, shumica e tyre në Liban.

>

Shumica e viktimave kanë ndodhur që kur konflikti mes dy palëve u intensifikua muajin e kaluar.

Izraeli filloi një inkursion tokësor në vend afër fillimit të tetorit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKQZ konfirmon mandatin e kryebashkiakut të Libohovës, Leonard Hide


You may also like