TEL AVIV – IDF: Hezbollahu sulmoi Izraelin me rreth 200 raketa

by admin
Spread the love



TEL AVIV/BEJRUT, 3 tetor /ATSH-DPA/- Milicia libaneze e Hezbollahut ka lëshuar rreth 200 predha dhe disa dronë në veri të Izraelit brenda një dite, tha ushtria izraelite të enjten.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në disa qytete izraelite. Disa nga raketat u kapën, ndërsa të tjerat ranë mbi zona të pabanuara, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për viktima të mundshme apo dëme të mëdha.

IDF, ndërkohë ka vazhduar të godasë objektivat e Hezbollahut në Liban, duke përfshirë zonat e banuara të kryeqytetit, Bejrut.

Fillimisht ishte e paqartë se sa njerëz u vranë në ato sulme. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKOMENT – Perspektiva për armëpushim në Gazë jashtë fokusit ndërsa konflikti ndizet në Liban


You may also like