TEL AVIV, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Isaac Herzog do të zhvillojë nesër një vizitë në Gjermani.
“Pas një takimi me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Herzog do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, njoftoi sot zëdhënësi i presidentit izraelit.
Gjatë vizitës së tij dyditore, presidenti izraelit ka planifikuar një sërë bisedimesh diplomatike me politikanë të lartë ndërkombëtarë.
Sipas deklaratës, Herzog synon të diskutojë me Steinmeier përpjekjet për lirimin e pengjeve të tjera të mbajtura nga organizata islamike palestineze Hamas.//a.i/