TEL AVIV, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Nëse miratohet marrëveshja për lirimin e të rrëmbyerve, ne do të dorëzojmë letrat e dorëheqjes dhe nuk do të jemi pjesë e qeverisë, deklaroi ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir, i cili kundërshton me vendosmëri marrëveshjen midis Izraelit dhe Hamasit.
“Ne do të kthehemi në kabinet nëse lufta në Gaza rifillon”, tha ministri.
>
Sipas Channel 12, qeveria është gati të shtyjë votimin e marrëveshjes për të shtunën në mbrëmje, kështu që zbatimi mund të kalojë për të hënën.
Ministrat do të takohen sipas planit nesër, por takimi do të vazhdojë të shtunën në mbrëmje. Pas votimit, kundërshtarët do të kenë 48 orë kohë për të ankimuar në Gjykatën e Lartë. /os/