TEHERAN – Irani pezullon bisedimet indirekte me SHBA-në mes tensioneve në rritje në LM

by admin
Spread the love

TEHERAN, 14 tetor /ATSH-DPA/- Irani ka pezulluar bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të “situatës së veçantë në rajon”, tha sot ministri i Jashtëm Abbas Araghchi gjatë një vizite në Oman, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve e Republikës Islamike të Iranit (IRNA).

Araghchi nuk dha detaje të mëtejshme. “Omani ka ndërmjetësuar në të kaluarën midis Iranit dhe Perëndimit, por ky opsion nuk do të përdoret për momentin”, tha Araghchi.

“Ne nuk shohim aktualisht ndonjë kontekst për këto bisedime derisa të kemi kapërcyer krizën aktuale”, tha ai.

“Ne nuk duam luftë apo konflikt, edhe nëse jemi plotësisht të përgatitur për të”, tha Araghchi.

Me rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, vëzhguesit kanë frikë se lufta midis Iranit dhe Izraelit po bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Pothuajse dy javë më parë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi ​​rreth 200 raketa balistike në Izrael. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të hakmerret. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like