TEHERAN – Irani: Lufta kundër Izraelit vazhdon edhe pas vdekjes së liderit të Hamasit

by admin
Spread the love

TEHERAN, 19 tetor /ATSH-DPA/- Vrasja e liderit të Hamasit Yehya al-Sinwar nga forcat izraelite të mërkurën nuk do ta ndalë luftën kundër Izraelit, sipas liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

“Vdekja e tij është e dhimbshme, por boshti i rezistencës kundër Izraelit do të jetojë dhe do të vazhdojë luftën”, u citua të thoshte sot Khamenei në faqen e tij zyrtare.

“Al-Sinwar ishte një personalitet shumëngjyrësh i rezistencës, i cili tani është ngjitur në qiellin e martirëve”, tha Khamenei.

>

Udhëheqësi i vrarë i Hamasit konsiderohet si organizatori i masakrës në Izrael më 7 tetor 2023, e cila shkaktoi rreth 1200 të vdekur dhe luftën aktuale të Gazës.

Pas paraardhësit të tij Ismail Haniyeh dhe kreut të milicisë së Hezbollahut të Libanit të mbështetur nga Irani, Hassan Nasrallah, al-Sinwar ishte lideri i tretë islamik që u vra në vetëm pak muaj.

Ushtria izraelite vrau al-Sinwar në Rripin e Gazës dhe Nasrallah në Liban, ndërsa vdekja e Haniyeh në kryeqytetin iranian Teheran i atribuohet gjithashtu Izraelit.

Ekspertët i shohin vrasjet e shënjestruara si një pengesë e hidhur për Iranin, i cili është aleat i ngushtë me të dy grupet islamike. / /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like