TEHERAN – Gjenerali iranian kërcënon Izraelin me sulme ndaj sektorit të energjisë

by admin
Spread the love



TEHERAN, 4 tetor /ATSH-DPA/- Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka të ngjarë të shënjestrojë infrastrukturën izraelite në rast të një lufte midis dy shteteve, tha sot komandanti i njësisë elitare ndërsa tensionet në rajon u përshkallëzuan.

“Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i IRGC, Ali Fadavi, emërtoi rafineritë dhe burimet e energjisë si objektiva të mundshme”, njoftuan agjencia e lajmeve Mehr dhe televizioni shtetëror.

Forcat iraniane lëshuan të martën rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit.

Sulmi erdhi si nje pergjigje ndaj një seri vrasjesh të shënjestruara nga Izraeli të liderëve kryesorë në rrjetin e aleatëve joshtetërorë të Iranit, duke përfshirë komandantët e lartë të IRGC-së. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMoti i keq në vend, Policia: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor
Artikulli tjetërReshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme


You may also like