Të punojmë bashkë për një Kosovë më të mirë – Shqip

by admin
Spread the love

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë, qytetarët dhe aktivistët e PDK-së, që më 2 nëntor, në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, të vijnë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza ka thënë se prej momentit të nominimit të tij për Kryeministër, ka takuar qytetarë të shumtë nëpër lagje, fshatra e qytete të Kosovës, me dhe pa dallime politike, ku nëpërmes punëtorive dhe forumeve të ndryshme, ka dëgjuar dhe ka marrë ide nga ta për programin qeverisës.

>

“Deri më tani kemi përmbyllur kapituj shumë të rëndësishëm të historisë sonë, atë të lirisë, pavarësisë, demokracisë e shtetndërtimit. Së bashku do ta përmbyllim edhe kapitullin e zhvillimit të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve, përtej dallimeve politike, që ta bëjmë këtë rrugëtim së bashku”, ka shkruar kandidati i PDK-së për Kryeministër.

Hamza ka thënë se Konventa e Partisë Demokratike është konventa e të gjithë njerëzve vullnetmirë që janë të gatshëm të angazhohen dhe të punojnë për një Kosovë më të mirë.

You may also like